back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Viganò i shkruan Letër Trump: Njerëzit tashmë e dinë Mass Mediat gënjejnë! Lutem për Ju! Kjo është betejë mes së mirës dhe së keqës…

Gazeta

Arqipeshkvi Viganò i shkruan Presidentit Trump
Arqipeshkvi Viganò i shkruan Presidentit Trump

Viganò i shkruan Letër Trump:

Njerëzit tashmë e dinë Mass Mediat gënjejnë! Lutem për Ju!

Kjo është betejë mes së mirës dhe së keqës…

Letër e Arqipeshkivt Titullar të Ulpianës,
Ish Nunc i Papës në Washington DC,
drejtuar presidentit Trump.
 
Z. President,
Në muajt e fundit ne kemi qenë dëshmitarë të formimit të dy palëve kundërshtare që unë do t’i quaja Biblike: fëmijët e dritës dhe fëmijët e errësirës. Fëmijët e dritës përbëjnë pjesën më të dukshme të njerëzimit, ndërsa fëmijët e errësirës përfaqësojnë një pakicë absolute. E megjithatë, të parët janë objekt i një lloj diskriminimi që i vendos ata në një situatë inferioriteti moral në lidhje me kundërshtarët e tyre, të cilët shpesh mbajnë pozicione strategjike në qeveri, në politikë, në ekonomi dhe në media. Në një mënyrë të dukshme të pashpjegueshme, e mira mbahet peng nga e keqja dhe nga ata që i ndihmojnë ata ose nga vetë interesi ose nga frika.
Këto dy anë, të cilat kanë një karakter biblik, ndjekin ndarjen e qartë midis pasardhësve të Gruas (Mëmë) dhe pasardhësve të Gjarprit. Nga njëra anë ka nga ata që, megjithëse kanë njëmijë defekte dhe dobësi, janë të motivuar nga dëshira për të bërë mirë, për të qenë të sinqertë, për të rritur një familje, për t’u angazhuar në punë, për t’i dhënë prosperitet atdheut, për të ndihmuar nevojtarët dhe, duke iu bindur Ligjit të Hyjit, të meritojnë Mbretërinë e Qiellit. Nga ana tjetër, ka nga ata që i shërbejnë vetvetes, të cilët nuk mbajnë asnjë parim moral, të cilët dëshirojnë të rrënojnë familjen dhe kombin, qe shfrytëzojnë punëtorët për ta bërë veten të padrejtësisht të pasur, ndezin ndarje të brendëshme dhe luftëra, për të grumbulluar fuqi dhe para: për ta iluzioni fallco i mirëqenies së përkohshme, një ditë – nëse nuk pendohen – do t’i çojë tek fati i tmerrshëm që i pret ata, larg Zotit, në një mallkim të përjetshëm.
Në shoqëri, Z. President, këto dy realitete kundërshtuese bashkëjetojnë si armiq të përjetshëm, ashtu si Zoti dhe Djalli janë armiq të përjetshëm. Dhe duket se fëmijët e errësirës – të cilët ne mund t’i identifikojmë lehtësisht me grupin e fshehur thellësisht në qeveri (deep state), të cilin ju po e kundërshtoni me mençuri dhe që po zhvillon luftë kundër jush në këto ditë – kanë vendosur të tregojnë kartat e tyre, si të thuash, kane dalë hapur dhe kanë zbuluar tashmë planet e tyre. Duket se janë kaq të sigurt pasi kanë gjithçka nën kontroll që e kanë lënë mënjanë atë mbrojtje e kujdesje që deri më tani të paktën pjesërisht, kishin fshehur qëllimet e tyre të vërteta. Hetimet tashmë në zhvillim do të zbulojnë përgjegjësinë e vërtetë të atyre që menaxhuan urgjencën e Covid 19 jo vetëm në fushën e kujdesit shëndetësor, por edhe në politikë, ekonomi dhe media. Me siguri do të zbulojmë se në këtë operacion kolosal të “inxhinierisë sociale” ka njerëz që kanë vendosur fatin e njerëzimit, duke i atribuar vetvetes të drejtën të veprojnë kundër vullnetit të qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre në qeveritë e kombeve.
.
Donald & Melania Trump te Statuja e Gjon Palit të Dytë
Donald & Melania Trump te Statuja e Gjon Palit të Dytë
Do të zbulojmë gjithashtu se trazirat në këto ditë u provokuan nga ata që, duke parë që virusi në mënyrë të pashmangshme po venitet dhe se alarmi shoqëror i pandemisë po zvogëlohet, domosdoshmërisht është dashur të provokojnë shqetësime civile, sepse ato do të pasoheshin nga ushtrim force, e cila megjithëse e ligjshme, mund të dënohej si një agresion i pajustifikuar kundër popullatës. E njëjta gjë po ndodh edhe në Evropë, në sinkron të përsosur. Është mjaft e qartë se përdorimi i protestave në rrugë është i dobishëm për qëllimet e atyre që dëshirojnë të shohin dikë të zgjedhur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, i cili mishëron qëllimet e grupit shtetëror të thellë dhe që i shpreh ato qëllime me besnikëri dhe bindje. Nuk do të jetë për t’u habitur nëse, brenda disa muajsh, mësojmë edhe një herë se të fshehur pas këtyre akteve të vandalizmit dhe dhunës ka nga ata që shpresojnë të përfitojnë nga shpërbërja e rendit shoqëror, në mënyrë që të ndërtojnë një botë pa liri: Solve et Coagula, siç mëson shprehja masonike.
Edhe pse mund të duket shqetësuese, shtrirjet kundërshtuese që kam përshkruar gjenden gjithashtu në qarqet fetare. Ka Barinj besnikë që kujdesen për grigjën e Krishtit, por ka edhe edhe mercenarë të pabesë që përpiqen të shpërndajnë grigjën dhe t’i dorëzojnë delet për t’u përpirë nga ujqërit e egër. Nuk është për t’u habitur që këta mercenarë janë aleatë të fëmijëve të errësirës dhe i urrejnë fëmijët e dritës: ashtu siç ekziston një gjendje e thellë shtetërore (deep state), ekziston edhe Kishë (me grupim te) e thellë (deep church) që tradhton detyrat e saj dhe i braktis angazhimet e duhura para Zotit. Kështu, Armikun e Padukshëm, të cilin udhëheqësit e mirë e luftojnë përmes punëve publike, gjithashtu edhe barinjtë e mirë luftojnë në sferën kishtare. Është një betejë shpirtërore, për të cilën fola në Apelin tim, i cili u botua më 8 maj.
.
Viganò - Letër e Hapur Trumpit
Viganò – Letër e Hapur Trumpit
Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara kanë tek ju një President që mbron me guxim të drejtën e jetës, i cili nuk ka turp të denoncojë përndjekjen e të krishterëve në të gjithë botën, i cili flet për Jezu Krishtin dhe të drejtën e qytetarëve për lirinë e adhurimit. Pjesëmarrja juaj në Marshimin për Jetën, dhe së fundmi shpallja juaj e muajit Prill si Muaj Kombëtar i Parandalimit të Abuzimit të Fëmijëve, janë veprime që konfirmojnë se në cilën anë dëshironi të luftoni ju. Dhe guxoj të besoj se të dy jemi në të njëjtën anë në këtë betejë, megjithëse me armë të ndryshme.
Për këtë arsye, besoj se sulmi që iu bë juve mbas vizitës suaj në Vendin e Shenjtë Kombëtar të Shën Papë Gjon Pali II, është pjesë e narracionit të orkestruar të mediave, i cili kërkon të mos luftojë racizmin dhe të sjellë rendin shoqëror, por të përkeqësojë disponimet; jo për të sjellë drejtësi, por për të legjitimuar dhunën dhe krimin; jo për t’i shërbyer të vërtetës, por për të favorizuar një fraksion politik. Dhe është përçudnuese se ka Ipeshkëvë – siç janë ata që unë i denoncova kohët e fundit – të cilët, me fjalët e tyre, dëshmojnë se janë rreshtuar në anën kundërshtare. Ata janë nënshtruar ndaj gjendjes shtetërore të thellë (deep state), ndaj globalizmit, për të harmonizuar mendimin, ndaj Rendit të Ri Botëror të cilin ata e thërrasin gjithnjë e më shpesh në emër të një vëllazërie universale, e cila nuk ka asgjë të krishterë në lidhje me të, por që ngjall idealet masonike të atyre që duan të mbizotërojnë botën duke e dëbuar Zotin nga gjykatat, nga shkollat, nga familjet dhe mbase edhe jashtë kishave.
Populli Amerikan është i pjekur dhe tani e ka kuptuar se sa media kryesore nuk dëshirojne ta përhapin të vërtetën, por kërkojnë ta ndalojnë dhe ta shtrembërojnë atë, duke përhapur gënjeshtrën që është e dobishme për qëllimet e zotërve të tyre. Sidoqoftë, është e rëndësishme që të mirët – të cilët janë shumica – të zgjohen nga plogështia e tyre dhe të mos pranojnë të mashtrohen nga një pakicë e njerëzve të pandershëm me qëllime të pashmangshme. Është e nevojshme që të mirët, bij të dritës, të bëhen bashkë dhe të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet. A ka mënyrë më efektive, Zoti President se sa bësh këtë, me lutje, duke i kërkuar Zotit të të mbrojë ty, Shtetet e Bashkuara dhe tërë njerëzimin nga ky sulm i madh i armikut? Para fuqisë së lutjes, mashtrimet e fëmijëve të errësirës do të shëmben, do të zbulohen komplotet e tyre, do të tregohet tradhëtia e tyre, fuqia e tyre e frikshme nuk do të përfundojë në asgjë, do të nxirret në dritë dhe do të ekspozohet për atë që është: një mashtrim i tmerrshëm!
 
Z. President,
lutja ime vazhdimisht është për kombi e dashur amerikan, ku pata privilegjin dhe nderin të isha dërguar nga Papa Benedikti XVI si Nuncio Apostolik. Në këtë orë dramatike dhe vendimtare për gjithë njerëzimin, unë po lutem për ju dhe gjithashtu për të gjithë ata që janë në krahun tuaj në qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Kam besim se populli Amerikan është i bashkuar me mua dhe ju në lutje drejt Zotit të Plotfuqishëm. Të bashkuar kundër armikut të padukshëm të gjithë njerëzimit, unë ju bekoj juve dhe Zonjën e Parë, kombin e dashur amerikan dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë.
.
Arqipeshkvi Carlo Maria Vigano
Arqipeshkvi Carlo Maria Vigano

+ Carlo Maria Viganò (16 janar 1941) Kryepeshkopi Titullar i Ulpianës, ai shërbeu si Nuncio Apostolik në Shtetet e Bashkuara nga 19 tetor 2011 deri më 12 prill 2016. Më parë ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Guvernatorit të Shtetit të qytetit të Vatikanit nga 16 korriku 2009 deri më 3 shtator 2011.

.
Marre nga https://www.marcotosatti.com/2020/06/06/vigano-a-trump-la-gente-sa-che-i-mass-media-mentono-prego-per-lei/

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.