back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Botimet e veprës së Gëzim Hajdarit

Gazeta

15 - Spine nere - Gjemba te zinj - Gëzim Hajdari

Image 15 of 26

15 - Spine nere - Gjemba te zinj - Gëzim Hajdari

 Botimet e veprës së Gëzim Hajdarit

nga Jozef Radi

Poeti Gëzim Hajdari, jeton prej më shumë se dy dekadash në Itali dhe mbetet nji prej poetëve më të njohur të kulturës shqipe në Itali… janë mbi tridhjetë veprat e botuara prej tij shumica dygjuhëshe, ku përshihen përfshihen kryesisht poezitë, po edhe essetë, përkthimet, intervistat po edhe me mijra shkrime të botuar në faqet e shtypit italian dhe atij botëror… dhe nji pafundësi çmimesh të marra në festivale të ndryshme të poezisë… Hajdari mbetet nji prej poetëve më idealistëve, dhe ai s’ka reshtur së shkruari dhe luftuari për nji Shqipëri më të vërtetë, më të drejtë dhe më humane… gjë e cila shpesh i ka shtrënguar krejt institucionet e kulturës shqiptare ta përcjellin me nji heshtje cinike…
Poeti Hajdari s’është pajtuar asnjiherë me mënyrën se si ëahtë qeverisur Shqipëria çerekshekullin e fundit, duke mbetur ndër të paktët zëra që e ka dëshmuar hapur qëndrimin e tij intelektual, me të gjitha pasojat që mund të sjellë nji qëndrim i tillë…
Ky parakalim i botimeve dhe titujve të veprave të Gëzim Hajdarit, ku shfaqet vetëm nji pjesë e kopertinave sepse opusi i tij letrar është mjaft më i madh dhe vazhdimisht në zgjerim të veprave dhe kufijve letrarë duke mbetur nji prej zërave më humanë të letërsisë shqipe po njiherësh edhe më kritikë ndaj kësaj periudhe të pafund tranzicioni…
Në pritje të veprave që mund të mbrrijnë së shpejt tek lexuesit… Hajdari, në letrën e para pak ditëve më shkruante se: “…Në këtë periudhë kam qenë shumë i zënë me disa korrigjime bocash dhe skadime afatesh botuese, sepse brenda shtatorit duhet të më botohen këto vepra:

1) “Parrulla enveriste” – Slogan dell’Albania di Enver Hoxha, në dy gjuhë. Besa 2013. Vëllim – i pajisur edhe me një kapitull foto-parrulla, ku përfshihen mbi 1200 parrulla, shoqëruar prej meje edhe me një parathënie në formë esseje. Pra, edhe ky libër, së bashku me “Barihidhët”, “Antologjia e shiut”, “Peligorga” ,“Gjëmë…”, “Nur – Eresia dhe besa”, “Këngët e nizamit”, bën pjesë në misionin tim kulturor kushtuar Memories, jo vetëm shqiptare, por edhe asaj europiane.

2) “Poezi te zgjedhura 1990-2013”, varianti shqip, botimi i dytë. Besa 2013. (Botimi i parë ndalej në vitin 2007)

3) “Poesie scelte 1990-2013”, varianti italian, botimi i dytë. Edizioni Controluce 2013. (botimi i parë ndalej në vitin 2007).

4) “Barihidhet/Erbamara”, botimi i dytë i pajisur me poezi të pabotuara, këtë herë vëllimi do të botohet nga Cosmo Iannone – Editore.

Ndërsa për vitin 2014, do të botoj vëllimin e ri poetik: “Grykë e lumti tënd/ Delta del tuo fiume”, një libër që i merr temat nga udhëtimet e mia nëpër botë. Ky vëllim do të përfshijë edhe katër poema të gjata.

5) Ndërkohë po punoj për botimin e dytë në shqip të “Gjëmës…Genocidi i letërsisë Shqipe”, gjithsej mbi 600 faqe, si dhe për botimin e saj në Itali.

6) Veç këtyre, jam në përfundoj të përkthimin të librit “Këngët e Kurbetit”.

I urojmë zotit Hajdari suksese në gjithë angazhimet e tij letrare në të mirë të kulturës shqiptare… (11 korrik, 2013)

 

Related Images:

no images were found

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.